Fe5bfa08bfec5e0fd60453f92574ddd3

10 vjet pa Bekimin!

Me rastin e 10 vjetorit të ndarjes nga jeta e aktorit të njohur të filmit dhe teatrit Bekim Fehmiu, Dokufest të shfaq filmin e Aleksandar Petrovic ‘Mbledhësit e Puplave’ fitues i çmimit Grand Prix në festivalin Cannes, 1967.

Me Bekim Fehmiun si protagonistin kryesor, filmi shpalos tensionet e një komuniteti rom ku një shitës lokal i puplave dashurohet me një vajzë shumë më të re në moshë. ‘Mbledhësit e Puplave’ do shfaqet të hënën me 15 qershor në KEJ, përballë lidhjes së Prizrenit duke filluar nga ora 7 e mbrëmjes.

Ceremonia do të nisë me hedhjen e luleve në Lumbardhin e Prizrenit - si shenjë nderimi ndaj figurës së aktorit të shquar i cili la gjurmë të përjetshme në kinematografinë vendore dhe botërore - dhe do të pasohet nga aktori Xhevdet Doda i cili do të lexojë disa fragmente nga libri ‘E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme’ i Bekim Fehmiut.

Ngjarja organizohet në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, ofrohet pa pagesë dhe do zhvillohet konform rregullave të distancimit social.