Auto auto qeveriambledhja1549383050 850x560 600x3601556030064

42 mijë euro nga buxheti i rezervave shtetërore i jepen Zyrës për Sfida të Mijëvjeçarit

Mbledhja e 103-të e Qeverisë së Kosovës ka filluar në ora 10:00 dhe është duke u mbajtur edhe në këto momente.

Në këtë mbledhje qeveria ka ndarë  42 mijë euro për implementimin e projektit kompakt të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit, njofton lajmi.net.

Kjo shumë është ndarë nga mjetet rezervë.

Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që qeveria ndan mjete nga rezervat e shtetit, gjë për të cilën është kritikuar nga partitë opozitare.