Fac76d26 66b9 4f2c 99d5 1ffbc9160ba4

585 raste aktive me Coronavirus në komunat me shumicë serbe

Gjatë 24 orëve të fundit në komunat me shumicë serbe në Kosovë, janë shënuar 68 raste të reja me Coronavirus, si dhe një person ka humbur jetën.

Shtabi i Krizave i Komunës së Mitrovicës Veriore ka njoftuar se viktima që ka vdekur nga COVID-19 është nga fshati Priluzhë i Obiliqit.

Gjatë kësaj periudhe në këto komuna janë shëruar edhe 25 pacientë.

Në zonat e banuara me serbë në Kosovë aktualisht janë 585 raste aktive me COVID-19, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 45 persona.

Në ndërkohë dje në nivel vendi janë shënuar 720 raste të reja me Coronavirus, janë shëruar 469 të tjerë si dhe 11 persona e kanë humbur betejën me këtë virus.

Kujtojmë që rastet pozitive kanë qenë nga këto komuna: Prishtinë 319 raste, Gjilan 62 raste, Ferizaj 47 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Podujevë 33 raste, Mitrovicë 27 raste, Prizren 27 raste, Lipjan 23 raste, Pejë 18 raste, Vushtrri 14 raste, Skenderaj 11 raste, Viti 11 raste, Suharekë 10 raste, Kamenicë 9 raste, Malishevë 9 raste, Drenas 8 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 6 raste, Klinë 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Istog, Kllokot, Novobërdë, Zubin-Potok dhe Zveçan.