7e7df85e c0fe 4d94 aab9 4c5f21128d19

A do të kërkojë Vjosa Osmani mbrojtje nga KFOR-i? Vije reagimi nga kabineti i saj

Në disa medie kosovare është raportuar sot se Vjosa Osmani ka kërkuar mbrojtje nga KFOR-i, duke vënë në pikëpyetje besimin tek Policia e Kosovës.

Megjithatë, një gjë e tillë është mohuar nga kabineti i saj. 

Në një përgjigje për mediat , kabineti i kryeparlamentares e ka mohuar një gjë të tillë. 

“Nuk ka asnjë të vërtetë brenda atij raportimi” thuhet në përgjigjen e kabinetit të Vjosa Osmanit, dhënë për Indeksonline. 

Vjosa Osmani pak ditë më parë është shkarkuar nga pozita e nënkryetares së LDK-së, gjë e cila e ka vënë në pikëpyetje të madhe të ardhmen e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës