Bujar berisha

A ishte Vetëvendosje arsye për ndarjen e "Troja"?

Rok grupi Troja kanë lajmëruar se nuk do të vazhdojnë me aktivitete muzikore, duke u ndarë pas 30 vjetësh, pasi ‘muret e Trojës janë përçarë’.

E pas kësaj duket të jetë tubimi që Lëvizja Vetëvendosje kishte mbajtur gjatë javës së kaluar, ku kishte performuar disa këngë të grupit pikërisht solisti i këtij grupi, Bujar Berisha.

Ky i fundit ka dhënë një sqarim në rrjete sociale, që po e publikojmë më poshtë sic e ka shkruar Berisha:
"Te dashur miq, po me duhet te reagoj ketu tek muri im ne lidhje me nje postim te muri i grupit Troja, te cilin pasi e lexova mu duk me shume si shkrim i shkruar nga Buzhala se sa nga ndonje ish antar i grupit!

Me lejoni te bej nje sqarim ne lidhje me ate shkrim ku autori nuk kishte marre guxim ta permend emrin tim!

Nuk eshte e vertete qe grupi Troja u nda pas protestes se 12 Qershorit. E verteta eshte se ka dy vite qe grupi Troja nuk jemi bashke edhe nuk funksionojme si bend per arsye private te antarve te grupit!

Performanca ime ne nje proteste qytetare ku ne pyetje eshte shteti im dhe shteti i femijve te mi, nuk eshte nje ,,aheng" siq e kishte quajtur autori i shkrimit, por nje proteste masive, paqesore, qyetetare, ne nje moment mjaft kritik per te ardhmen e shtetit te Kosoves.Pjesmarrja ime dhe e miqve te mi ku ne nje menyre ishte gjysma e grupit nuk ishte e thirrur ne emer te grupit Troja por ne emrin tim dhe te miqve te mije, te cilet nuk zgjedhen te jene neutral ne kete kohe te cilen po kalojme si shtet e si shoqeri.
Une nuk mund te jem neutral kur eshte ne pyetje demokracia e vendit tim, nuk mund te jem neutral kur eshte ne pyetje e ardhmja e vendit tim, andaj nuk mund te jem neutral as ne kete kohe kur demokracia dhe themelet e shtetit te Kosoves jane vere ne pikepyetje!

Publiku qe na ka percjelle gjate kesaj kohe, gati 30 vjeqare, duhet ta kene parasyshe se kenget te cilat i kam performu ne protesten e 12 Qershorit, jane kenge te cilat i kam shkru me doren time dhe per kete nuk i jap as nuk i kerkoj llogari askujt mbi kete toke, e aq me pak ndonje autori te nje shkrimi te tille!

Per mendimin tim ai shkrim nuk ka asnje qellim tjeter perveq perhapjes se mjegulles dhe zbehjes se vleres se protestes se 12 Qershorit e qe ne thelb duket mire se nga kush eshte i sponsorisuar dhe i perpiluar.

Ju falemnderit!"