Unnamed

Aeroporti i Prishtinës anulon sërish fluturimet

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka njoftuar se janë anuluar të gjitha fluturimet të cilat ishin parë për t’u realizuar sot.

Ju informojmë se fluturimet e datës 18 qershor 2020, janë anuluar. Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore”, thuhet në njoftim.

Duhet përkujtuar që Aeroporti i Prishtinës ka anuluar të gjitha  fluturimet edhe gjatë ditëve të kaluara.