Ss

Ahmeti kërkon që transportuesit privat t’i dezinfektojnë mjetet e transportit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ju ka bërë apel transportuesëve privat që t’i dezinfektojnë veturat dhe autousët e tyre, shkruan Rajoni.info.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se kjo është në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Në kuadër të masave mbrojtëse dhe për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Komuna e Prishtinës ju rekomandon Kompanive të Radio taksive, taksistëve individual, si dhe operatorëve ekonomik privat të autobusëve, që ushtrojnë veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, të bëjnë dezinfektimin e veturave përkatësisht autobusëve të tyre.

Kujdesi i shtuar në këtë situatë na ndihmon të mbrojmë veten dhe të tjerët!