Dsacfsadf 600x360

Ahmeti për “testin e dytë” protestues të VV’së: Si person kam mendim, si kryetar komune jo

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot ka folur para mediave për paralajmërimin e Vetëvendosjes lidhur me organizimin e provës për protestë në shesh

Ahmeti tha se me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti kanë diskutuar për aktualitet e për atë se çka pritet të ndodhë në ditët në vijim.

“Me kryeministrin diskutuam për aktualitetin në vend dhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese çka do të ndodhë ditët në vijim, por, z.Kurti sot ka ardhë si kryeministër jo si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, prandaj nuk i bëra pyetje rreth asaj se kush po e organizon atë apo se qysh po shkon organizimi për protestë”, ka thënë ai.

Ahmeti shton se organizimin e paralajmëruar për sot nuk do ta komentojë si kryetar i Komunës.

“Ato që i kemi informata nga institucionet është se sot pritet të ketë një test të dytë, po e quaj kështu. Ne si komunë, unë mund të kem mendime dhe qëndrime si person po si kryetar i komunës ne sot kujdesemi që të ketë mbarëvajtje, e drejta e protestës është e garantuar me kushtetutë. Për standarde tjera është IKSHP’ja dhe Ministria e Shëndetësisë”, tha ai.