71054567 686225498544004 1873884520323743744 o

Albin Kurti: Dimal Basha ka synim të jetojë dhe kontribuojë në Kosovë

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kandidati i kësaj partie për deputet, Dimal Basha ka përfunduar shkollimin e lartë në John Jay College of Criminal Justice në New York, ku edhe ka diplomuar në Bachelors Summa Cum Laude, drejtimin e së drejtës ndërkombëtare penale.

“Magjistraturën e ka mbaruar për marrëdhënie ndërkombëtare të koncentruar në konflikt dhe siguri pranë The New School University në Neë York. Dimali për kohë të gjatë ka ushtruar punë menaxheriale në Angli, Zvicër dhe New York”.

“Ai ka punuar me zyrën e Kongresmenit Eliot Engel duke e bartë përgatitjen e tij profesionale edhe në Gjykatën Federale Amerikane si analist i të dhënave kualitative. Përgatitja e tij profesionale dhe përvoja e punës, e bëjnë Dimalin të jetë person adekuat për detyrat e një përfaqësuesi. Dimali është i martuar dhe ka tre fëmijë. Synimi i tij është të jetoj në Kosovë dhe të kontribuoj në avancimin e politikave zhvillimore që e bëjnë Kosovën një vend më të jetueshëm me dinjitet e mirëqenie për brezin tonë dhe për gjeneratat e ardhshme”, ka shkruar Kurti në Facebook.