Scaloni

Argjentina publikon listën me futbollistët që do ta përfaqësojnë në Kupën e Amerikës

Viti 2019 duket se nuk është aspak i mbarë për Mauro Icardin, që pas problemeve me Interin, ka humbur tashmë edhe Kupën e Amerikës, që do të zhvillohet më 14 qershor deri më 10 korrik, në Brazil.

Ish kapiteni i zikaltërve ishte i grumbulluar në listën paraprake prej 40 futbollistësh nga Lionel Scaloni, por tashmë ky i fundit ka vendosur të mos e bëjë pjesë të 23 futbollistëve që do të marrë me vete në Brazil.

Ndërkohë nuk do t’i mungojë këtij kompeticioni sulmuesi tjetër i Interit, Lautaro Martinez, i cili bashkë me Paulo Dybalën, Lionel Messin, Agueron dhe Suarezin, do të bëjnë 5-shen sulmuese të listës së Argjentinës.