Ee5b6c12 d129 4734 989b aa9e5fa3d2ff

Arrestohet në Amerikë gruaja e "El Chapos", nën dyshimet për trafikim të drogës

Gruaja e liderit Meksikan të drogës Joaquin ‘Chapo’ Guzman është arrestuar në Amerikë nën dyshimin për trafikim të drogës, thonë autoritetet.

Emma Coronel Aispuro, 31 vjeçe, ishte ndaluar në Aeroportin ndërkombëtar të ‘Dulles’ jashtë Washingtonit.

Ajo është akuzuar për pjesëmarrje në një distribuim të dyshimtë të kokainës, metafetaminës, heroinës dhe marihuanës.

Guzman për momentin është duke vuajtur dënim të përjetshëm në New York për trafikim droge dhe pastrim parash.

63 vjeçari është ish kreu i kartelit Sinaloa, për të cilin zyrtarët thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.

Gjykimi i tij në vitin 2019 shpalosi gjëra shokuese rreth jetës së tij, nga drogimi dhe përdhunimi i vajzave të moshës 13 vjeçe deri te kryerja e vrasjeve më gjakftohtësi të ish anëtarëve  dhe rivalëve të kartelit.

Përveç akuzave për trafikim droge, ajo po akuzohet po ashtu për komplot me të tjerët për të ndihmuar burrin e saj të arratisej nga burgu në Meksikë në vitin 2015.

Dokumentet e gjykatës thanë se Coronel Aispuro ishte përfshirë në një tjetër plan për ikje nga burgu për burrin e saj para se ai të ekstradohej në SHBA në vitin 2017.

Ajo nuk ka komentuar deri tani për këto akuza.

Coronel Aipuro  ka shtetësi të dyfishtë Meksikane dhe Amerikane, është nënë e binjakëve të Guzman. Ajo kishte marr pjesë gati çdo ditë në gjykimin prej tre muajve të burrit të saj në New York, gjatë të cilëve ajo dëgjoi jo vetëm akuza për vrasje e përdhunime por edhe deklarata se ai kishte spiunuar për të dhe të dashurat e tjera.