
Arrestohet një i dyshuar për fajde në Rahovec
Është arrestuar i dyshuari K/mashkull Shqiptar për fajde në Rahovec, shkruan Rajoni.info
Ai është kapur në flagrancë duke pranuar këstin e radhës prej 460 euro nga viktima K/Shqiptar në mënyrë të kundërligjshme me kamatë.
Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku i janë gjetur dhe konfiskuar një pasaportë dhe një llaptop.
I njëjti është dërguar në mbajtje pas intervistimit.