Arrestim 780x439

Arrestohet një person në Ferizaj, sulmoi fizikisht ish-bashkëshorten e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij.

Në raportin e publikuar nga PK thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00.

Raste të tilla të dhunës në Kosovë janë mjaft të shpeshta.