Cabd9ef5 9b81 43c8 ad89 21490c7c485b

Arrijnë 6 mijë teste nga Gjermania në IKShPK

Ministria e Shëndetësisë e Republikës Federale të Gjermanisë i ka dorëzuar sot dhuron sot IKSHPK-së 6 mijë RT-PCR teste për diagnozë laboratorike të COVID -19.

Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i RF të Gjermanisë në Kosovë,  Christian Heldt.

Me këtë rast, Zemaj ka falënderuar Gjermaninë për ndihmën e domosdoshme në këto kohë të vështira që po kalon Kosova.

Zemaj tha se kjo ndihmë do të ndikoj në rritjen e numrit të të testuarve për Covid-19.

 “Shumë faliminderit ndaj tatuesve gjermanë. Me të vërtet këto ditë nevojat kanë qenë në rritje dhe është e domosdoshme kjo ndihmë, qoftë në donacione apo në forma të tjera.

Kjo ndihmë është më se e nevojshme edhe për rritjen e kapaciteteve dhe rritet numri i testimeve në Kosovë ku do të arrijnë edhe efektin e duhur edhe për shfrytëzimin racional pasi numri çdo ditë po është në rritje. Ne kemi një gjendje normale të furnizimit edhe të menaxhimit me Covid-19”, tha ai.

Ky është donacion i Gjermanisë për Kosovën për të ndihmuar në përgjigjen ndaj pandemisë COVID- 19.