Y

Artistët nga Peja nuk i ndal as virusi COVID-19, sjellin projekte

Kosova tash e 10 ditë është futur në karantinë e gjitha kjo si pasojë e një virusi vdekjeprurës anë e mbanë botës, shkruan Rajoni.info.

Karantina apo ndryshe izolimi na ka kufizuar shumë lëvizje jashta shtëpisë dhe shumë nga ne janë bllokuar mes katër mureve të shtëpisë.

Kjo nuk po vlen për artistët e Kosovës. Arti gjithmonë ka qenë ai që i ka bërë të reflektojnë në dicka që atyre i preokupon.

Artistët FELONY, SOUL'JAH dhe YLBER kanë sjellur këngën PSIKOPAT – COVID mirëpo të papërfunduar për shkak të situatës që po gjindemi.

“Projekt i pa perfunduar per shkaqe te Corona virusit CRV-19”, thuhet në faqen zyrtare të A1DE MUSIC.

Si duket artistët nga Peja po e sfidojnë virusin ani pse ju sjelli probleme deri në përfundimin e këngës.