60781729 397639001079580 100098572225085440 n 1 768x443

Asamblisti i LDK-së intervistohet si i dyshuar nga Specialja, mbrohet në heshtje

Bashkim Ndrecaj, asamblist i LDK-së në Suharekë e ka përfunduar sot intervistimin nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

Ai ftesën për t’u paraqitur në Hagë e kishte marrë në mars të këtij viti, teksa gjatë ditës së djeshme ishte paraqitur para zyreve të Prokurorit të Specializuar në Hagë, shkruan lajmi.net.

Pas intervistimit ai ka folur për lajmi.net, teksa ka treguar se në pyetje është marrë në cilësinë e të dyshuarit dhe është mbrojtur në heshtje.

“Sot e kam përfunduar intervistimin në Hagë. Ka qenë në cilësinë e të dyshuarit dhe jam mbrojtur në heshtje”, ka thënë Ndrecaj për lajmi.net.

Ndryshe, Ndrecaj është edhe bashkëluftëtar i Remzi Shalës, i cili kohë më parë ishte arratisur pas ftesës që i kishte ardhur nga Specialja. /Lajmi.net/