Burime

“Ashtu siç e nokautova Joshuan do t’ia bëja edhe Furyt”, ish-kampioni i botës Andy Ruiz kërkon përballje me Tyson Furyn

Tyson Fury është ende në festë pas fitores spektakolare ndaj Deontay Wilder në Las Vegas.

Boksieri britanik arriti të fitonte meçin me nokaut teknik ndaj amerikanit për tu shpallur kampion bote për titullin e WBC.

Fury është momentalisht në pritje të Wilder, i cili si humbës i meçit ka kohë një muaj për ta aktivizuar klauzolën për trilogji.

E derisa britaniku është në pritje, boksieri amerikan Andy Ruiz JR ka kërkuar që të ndeshet me Furyn.

Ish-kampioni i botës ka thënë se dëshiron të ndeshet me Furyn, pasi do ta nokautonte njëjtë siç bëri me Anthony Joshuan.

“Kam shumë dëshirë që të më ofrohet mundësia për tu ndeshur me Tyson Furyn”.

“Ashtu siç e befasova gjithë botën kur e munda Anthony Joshuan do ta bëja përsëri njëjtë duke e nokautuar edhe Furyn”, tha Ruiz.

“Nëse ata vendosin që unë të ndeshem atëherë jam gati”, përfundoi boksieri amerikan.

30-vjeçari ka 30 fitore dhe vetëm dy humbje në peshat e rënda në boksin profesionist./Rajoni.Info/