Autobusi1 489x365

Autobusi rrëshqet në akull në Serbi, 3 të vdekur dhe 32 të plagosur

Beograd, AP – Policia e Serbisë ka njoftuar se një autobus u rrëzua në rrugë dhe u përmbys në mes të borës në jug të shtetit serb, duke lënë 3 të vrarë në vend dhe 32 persona të plagosur.

Aksidenti ndodhi të dielën herët në autostradën kryesore në Serbinë jugore pranë qytetit të Leskovcit. Policia tha se autobusi kishte targa të Maqedonisë dhe mediat vendase njoftuan se po shkonte drejt Austrisë, nga Maqedonia.

Mjekët në spitalin në Leskovac thonë se katër nga të lënduarit në aksident kanë lëndime serioze, por ato nuk janë kërcënuese për jetën. Serbia dhe shtete fqinje të saj janë mbuluar nga bora e dimrit gjë që ka ngadalësuar trafikun, ka ndërprerë furnizimin me energji dhe ka bllokuar qasjen totale në disa fshatra të largëta.