1 94

Baby G së shpejti sjell duetin me të dashurin e saj

Baby G ka njoftuar se bashkëpunimi me Lim Hotin do publikohet së shpejti.

Baby G javë më parë kishte lajmëruar se është duke punuar në një projekt të ri muzikor pjesë e të cilit është edhe Lim Hoti, shkruan lajmi.net.

Si duket reperja nga Shqipëria është drejt finalizimit të këngës pasi që artistja njoftoi në Instagram se ‘Pretty Gangster’ do të publikohet së shpejti.

Në postimin e bërë Gordana shkroi: “Muzikë e vërtetë, Fjalë të vërteta, Ndjenja të vërteta. Pretty Gangster”. /Lajmi.net/