Gd 1

Banorët e Kamenicës protestojnë para MASHT-it, kërkojnë të mos mbyllen shkollat

Banorët e Busavatës së Kamenicës, sot kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit ,Shkencës dhe Teknologjisë, kundër reformës së iniciuar nga kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati për mbylljen e disa shkollave në këtë komunë.

Drejtori i shkollës fillore “Hasan Prishtina”, në Busavatë, Abedin Maliqi tha se si qytetarë do t’i thonë jo mbylljes së shkollës.

Duke e konsideruar si të padrejtë vendimin e mbylljes së shkollave, ai kërkoi të kthehet librat e ditarët në shkollat e tyre.

Ai tha se nuk janë kundër reformës por jo atyre reformave që qojnë në mbyllje të shkollave.

Kurse, përfaqësuesi i shkollës “7 shtatori”, në Krilevë tha se janë kundër këtij vendimi që qon në mbyllje të dy shkollave që kanë më shumë se 100 nxënës.

E përfaqësuesi i prindërve të Busavatës, Feim Maliqi tha se fëmijët nuk janë duke vijuar mësimin.

Madje ai tha se policia për shkak të protesta e që kanë mbajtur edhe i kanë arrestuar vetëm përse po kërkojnë mos të mbyllet shkolla.

Protestuesit kanë paralajmëruar protesta deri në vendimin e radhës./kp