211c82e2 1e3f 4131 9ecd db8122d894b1

Berlusconi shërohet nga Covidi-19

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, njëherit lideri i Partisë Forza Italia është shëruar nga Covidi-19.

 

Ish-kryeministri italian ka qëndruar 12 ditë rresht në këtë spital, që prej datës 3 shtator dhe është kuruar nga mjeku i tij personal profesor Zangrillo.

Tamponi i kryer pak orë më parë ka dhënë rezultat negativ e pas pak ditësh pritet të kryhet dhe një tampon i dytë.

Lideri i Forza Italias ndodhet në rezidencën e tij në Arcore në gjendje izolimi derisa dhe tamponi i dytë të japë një përgjigje negative.

“Qe prova më e rëndë e jetësstime, por dhe këtë herë ia hodha”, është shrpehuar ai sot, menjëherë sapo ka lënë spitalin “San Raffaele”, shkruan ora news.

“Secili prej nesh është i ekspozuar dhe mund të infektojë të tjerët, prandaj rinovoj apelin tim për një përgjegjësi makismale sociale e personale”, ka thënë për mediat italiane Silvio Bersluconi.

“U gjendëm pranë çdo të sëmuri me Covid dhe familjeve të tyre”.

Silvio Berlusconi qëndroj në spitalin e Milanos nga data 3 shtator deri më 14 shtator.