Ponturi pariuri kosovo vs bulgaria

Bullgari – Kosovë, FFK-ja me njoftim për ata që dëshirojnë ta përcjellin nga afër ndeshjen

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se biletat për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 të Kosovës kundër Bullgarisë do të mundë t’i blini në selinë e saj, me një çmim prej 15 euro për biletë.

Kosova do të udhëtojë drejt Sofjes më 10 qershor për t’u përballur me Bullgarinë në ndeshjen e tretë kualifikuese në Grupin A, pasi paraprakisht tre ditë më herët do përballet me Malin e Zi në Podgoricë.

Skuadra e Bernard Challandes barazoi 1:1 me Bullgarinë në ‘Fadil Vokrri’ në muajin mars, pasi huqi mundësi të arta të dilte me tre pikë të plota nga ky takim, i cili ishte i pari në historinë e ‘Dardanëve’ në kampanjën e kualifikimeve për Evropian, shkruan lajmi.net.

FFK ka njoftuar se sasia e biletave është e kufizuar dhe se për ta blerë një nevojitet një kopje e letërnjoftimit.

“Pasi që biletat janë pronë e Federatës bullgare, personat që bëjnë blerjen e biletave duhet të sjellin me vete një kopje të letërnjoftimit. Çmimi për 1 biletë është 15 euro (i vendosur nga Federata Bullgare e Futbollit). Sasia e biletave është e limituar”.

“Blerja e tyre mund të bëhet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës nga data 29.05.2019 nga ora 09:00-12:00 dhe nga ora 13:30-16:00”, shkruhet në njoftimin e organit qeverisës së futbollit të Kosovës. /Lajmi.net/