Kos aze nations league 011

Bullgaria dhe Mali i Zi ‘në siklet’ nga forma e lartë e sulmuesve të Kosovës – Statistika

Kombëtarja e Kosovës është duke u përgatitur për dy ndeshjet e radhës, të cilat i zhvillon gjatë muajit qershor.

Me 7 dhe 10 qershor, Kosova do t’iu nënshtrohet dy testeve të radhës, në rrugën e saj drejt Kampionatit Evropian 2020.

Fillimisht Dardanët do të udhëtojnë drejt Podgoricës për ndeshjen kundër Malit të Zi, kombëtare me të cilën përballet për herë të parë.

Pastaj, më 10 qershor, lojtarët e Bernard Challandes zbarkojnë në Sofje për tri pikët, për ndeshjen e dytë me Bullgarinë në këto eliminatore.

Por, para kësaj ndeshje vlejnë të përmenden statistikat e lojtarëve të fazës ofensive tek Kosova, të cilat sigurisht se do të vënë në siklet dy kombëtaret kundërshtare.

Katër lojtarët sulmues të Kosovës, të cilët priten të jenë startues edhe në këto dy ndeshje, në total kanë regjistruar 44 gola dhe 36 asistime, shkruan lajmi.net.

Vedat Muriqi: Gola: 17 – Asistime: 8

Arbër Zeneli: Gola: 7 – Asistime: 14

Milot Rashica: Gola: 12 – Asistime: 6

Bersant Celina: Gola: 8 – Asistime: 8 /Lajmi.net/