Burbqe10

Burbuqe Berisha: Teatri udhëhiqet nga njerëz të cilët nuk e dijnë dhe nuk e njohin atë

Ish drejtoresha, Burbuqe Berisha ka thënë se problemi kryesor në Teatrin e Kosovës është politika dhe se gjendja e teatrit për momentin është e mjeruesh me, shkruan rajoni.info.

"Derisa dikush e bjen në pikën 10, tjerët e kthejnë në pikën 0" ka thënë Berisha.

Ky reagim i regjisores vie si rezultat i largimit të saj nga bordi drejtues i Teatrit Kombëtar në të cilën thotë se, udhëheqësit i kanë thënë se puna e saj në Teatër është konflikt interesi.

"Kam marrë një letër nga anti korrupsioni se kinse kam pasur konflikt interesi sepse kam qenë dekanë e komunikimit masiv në universitetin e AAB , unë nuk mendoj që ka qenë kështu sepse AAB është institucion privat , kurse teatri është institucion publik dhe këto dy institucione nuk kanë konflikt interesi njëra me tjetrën'', ka thënë Berisha.

Ajo shton se ky problem bartet nga secila parti që e fiton postin e Ministrisë se Kulturës dhe secila e trajton në mënyrën e vet .

 "Njerëzit që e kanë marrë menaxhimin në dorë shumica nuk them që janë të padijshëm por nuk është sektor i tyre nuk e njohin menaxhimin" thotë ajo.

Nga puna e bërë e MKRS-së po del që sipas aktorit, Shkelzen Veseli, situata në Teatrin Kombëtarë të Kosovës është jo e mirë.

‘’Gjendja në  Teatrin Kombëtar thënë  shkurt e shqip nuk është  asapak e mirë ’’

Ai thotë  se Ministria e Kulturës Rinisë  dhe Sportit duke mos e trajtuar seriozisht si institucion me specifika të  veçanta kanë  mbetur  probleme të  mëdha.

 ‘’Duke shikuar gjendjen e objektit është dashtur t’i vihet një dry i madh  derisa të rregullohen disa nga problemet’’

Shkelzen Veseli më  tutje përmend edhe disa nga problemet kryesore që përballet Teatri.

“Bodrumi kryesisht është i vërshuar nga ujërat (fekale) gjë që e rrezikon shëndetin e punëtorëve. Mos renovimi i skenës: litarë, çuga dhe pjesë tjera...mos riparimi i tyre është rrezik vdekjeprurës për aktorët që luajnë në skenë. Problemi me i madh është që TKK nuk e ka kodin e vet buxhetor edhe pse MKRS është e obliguar me ligj qe ta siguroj (kjo i bie që çdo Ministër që ka qenë e ka shkel një ndër ligjet fundamentale për funksionomin normal të TKK)”, ka theksuar Veseli.

Ai përveç këtyre mungesave infrastrukturore përmend edhe mënyrat e tjera të jashtëligjshmë, ndër to është edhe pranimi i aktorëve pa konkurs.

Mirëpo, edhe pse problemet e tilla nuk kanë të ndalur për pjestarët e Teatrit, prap se prap shfaqjet teatrale dhe mundi i tyre i rezultuar me sukses, po dominon në vullnetin për vazhdim të punës.

Ndër të tjera, Berisha kujton se për  22 vite ishte pjesë e teatrit, ajo thotë se gjatë këtyre viteve asnjëherë nuk e ka menduar të shkëputet nga teatri e as nga filmi.

‘’Ndoshta këto janë ato që më mbajnë në jetë dhe që më japin jetë’’

 Regjisorja flet edhe për vështirësitë që ka hasur gjatë këtyre viteve.

"Vështirësia më e madhe ka qenë gjatë vitit 2011 sepse kam vendosur që një shfaqje e jona të mos shkojë në një festival në Beograd sepse ata na kanë thirrur me një emër që nuk kemi qenë "Teatri Popullor i Kosovës" dhe mos lejimi im ka rezultuar në kritika nga pseudo-intelektualët, ndërsa njerëzit e rëndomtë më kanë mbështetur duke më thënë që kjo është puna më e mirë që kam bërë, pas kësaj bordi drejtues i atëhershëm vendos që jam e pa dëshiruar dhe nacionaliste, por pavarësisht kësaj ka qenë edhe ndjenjë mburrje sepse kam mbrojtur parimet e mia dhe interesat e shtetit", ka kujtuar Berisha.

Shfaqjet të cilat Burbuqe Berisha i veçon që janë në regji nga ajo: "Bryma e Vdekjes" dhe "Bretkosa".

"Bryma e Vdekjes" ka qenë shfaqja që më ka dhënë kënaqësi të veqantë dhe jam shumë e lumtur që kam punuar një tekst të një autori shqiptarë që është zotëri Milazim Krasniqi dhe është hera e parë që punoj një tekst të një autori shqiptarë thotë Berisha.”

‘’Shfaqja "Bretkosa" është një shfaqje që e kam punuar në teatrin kamertal në AAB, është tekst kroat por që është dramatizuar për Kosovë dhe trajton problemet e veteranëve të luftës.

Burbuqja thotë se tema të tilla që e shqetësojnë i ofrojnë mundësi shumë të mirë për t'u shprehur artistikisht./Rajoni.info/

Blenera Karaxha