Isa mustafa

Çfarë po ndodh me shëndetin e Isa Mustafës, flet këshilltari i tij

Janë bërë një muaj që kur kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është kthyer nga Gjermania ku qëndroi rreth tre muaj në një spital për t’u kuruar.

Ndonëse shëndeti i tij konsiderohet stabil, ai ende po vazhdon trajtimin e tij.

Këshilltari i Mustafës, Besnik Berisha, ka thënë se shëndeti i Mustafës po përmirësohet dita e ditës.

“z.Mustafa gëzon shëndet të mirë dhe dita ditës po i afrohet edhe përfundimit të terapisë fizikale. Aktualisht vijon vetëm me një terapi të lehtë fizikale, të cilën është duke e realizuar në shtëpi”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, në fillim të janarit të këtij viti, Mustafa ishte shtrirë fillimisht në një spital në Prishtinë dhe pas përkeqësimit të gjendjes ai është transferuar në Shtutgart ku qëndroi rreth tre muaj.