396653 ts 09 07 18 3619264960

Conor McGregor jep lajmin e papritur për fansat e tij

MMA

Ish-kampioni i botës në artet marciale mikse Conor McGregor ka festuar 30-vjetorin e lindjes më 14 korrik, por vëmendjen nuk e ka zënë kjo ditë e veçantë e irlandezit por lajmi se ai pritet të bëhet përsëri baba, lajm që e konfirmojnë familjarët e tij. Bashkëshortja e tij Dee Devlin pritet të sjellë në jetë një tjëtër fëmijë, çka e konfirmon përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Gëzuar 30-vjetorin e lindjes dashuria ime. Të duam shumë, unë Conor Jr dhe ai që do të vijë”.

Irlandezi u bë baba për herë të parë në maj të 2017-ës, pak muaj para duelit të madh ndaj Floyd Mayweather në boks, por McGregor nuk duelon në kafaz që prej nëntorit 2016. Asokohe ai u bë sportisti i parë në UFC që mban dy tituj kampionë bote njëkohësisht, por ai nuk i mbrojti asnjëherë ato dhe iu hoqën. Tashmë pritet që të duelojë në muajt e fundit të 2018-ës ndaj Khabib Nurmagomedov edhe pse kjo përballje ende nuk është konfirmuar nga palët.