Nintchdbpict000485884765 e1556892300636

Cristiano Ronaldo: Është e vështirë të luash në fusha të tilla, ishte fushë patatesh

Cristiano Ronaldo ka kritikuar Luksemburgun për gjendjën skandaloze të fushës. Shkruan Rajoni.info.

Pas fitores 2-0, Ronaldo nuk u përmbajt duke përceptuar si fushë patatesh, tapetin e blertë në stadiumin “Josy Barthel”, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton Rajoni.info.

“Është e vështirë të luash në fusha të tilla. Ishte fushë patatesh. Nuk e kuptoj sesi ekipet e nivelit tonë duhet të luajnë në këto fusha”, tha Ronaldos pas ndeshjes.

“Nuk ishte spektakël i mirë, por ne e kryem punën tonë”, shtoi ai.

 

Kapiteni i Portugalisë shënoi njërin prej dy golave të Portugalisë, i cili ishte i 99-të për të në karrierë me ekipin kombëtar.