705c4ea3 1605 4e10 bdaf f654f680313d

Deputetët zgjedhin Driton Muharremaj dhe Vilard Bytyqi-n anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka votuar për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Nga katër kandidatët që ishin përzgjedhur, deputetët votuan për dy prej tyre me më së shumti vota.

Kësisoj të zgjedhurit për anëtarë të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës tashmë janë: Driton Muharremaj dhe Vilard Bytyqi.

Kjo u bë e ditur nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala i cili tha se të dy janë zgjedhur për një mandat pesë vjeçar.

Ndryshe në këtë konkurs patën aplikuar 25 kandidatë, prej tyre 19 shqiptarë dhe gjashtë nga komunitetet e tjera.