Duda balje 696x583

Deputetja e parlamentit të Kosovës tregon se cili politikan i pëlqen më shumë

Përfaqësuesja e komuntetit boshnjak në Kosovë, Dude Balje cilësohet çdo herë si deputetja më e bukur në parlament për shkak të kujdesit që i kushton dukjes.

Në emisionin ‘Provokacja’, nëna e tre fëmijëve ka shprehur ‘simpati’ ndaj një politikani në Shqipëri e që është Edi Rama, për arsye se vishet bukur.

“Edi Rama, veç për gardin. Unë nuk jam kompetente për ta vedos por zoti Rama gjithmonë ka përkrah Kosovën dhe unë gjithmonë pëlqej gardin. Sa e kam pasur mundësinë për ta përcjellë më pëlqen shumë. Në Kosovë nuk mundem me zgjedh një person. Unë jam me mandat të tretë deputete dhe kam pasur mundësinë të punoj me secilën parti të madhe. Unë kam pasur edhe respekt. Edhe tani me kryeministër dhe kur ka pasur kryeministër LDK dhe PDK, mirë kemi kaluar”, deklaroi Duda Balje.