Fb img 1578742743640

Detaji interesant për Mbretin Zog në vitin 1931

Ne fund te janarit 1930 Mbreti Zog i shoqeruar nga ministri i Oborrit Ekrem Libohova, dr.J.Basho dhe shoqeruesit Llesh Topallaj e Allaman Cupi u nis drejt Vjenes per tiu nenshtruar nje mjekimi me rreze X per shkak te problemeve shendetesore te shkaktuara nga stresi dhe abuzimi me duhanin.

Me 20 shkurt 1931 dy pjestare te organizates antizogiste “Bashkimi Kombetar”, Azis Cami dhe Ndok Gjeloshi i organizuan nje atentat kur Mbreti Zog po dilte nga opera e Vjenes. Per shkak se N.Gjeloshi ngaterroi objektiv, mbeti i vrare major Llesh Topallaj. Mbreti dhe Ekrem Libohova nuk hezituan por nxorren koburet per vetmbrojtje.

Ironia e fatit ose fati i vrasesve…!

Hetimet treguan se atentatoret kishin bashkepunuar me Legaten Jugosllave ne Vjene dhe pas arrestimit u debuan.
Ne prill dhe dhjetor te 1943 ata u vrane jo nga Zogu, i cili mund ta bente fare lehte, por nga komunistet ne Tirane, me atentat. Ca te besh do te bejne.