72ab3397 9e01 4f15 ba9e 2f2e1c4ebc62

Dogana e Kosovës konfiskoi 435 kg duhan të kontrabanduar – FOTO

Dogana e Kosovës ka arritur të identifikojë dhe ndalojë një automjet i cili po transportonte/kontrabandonte 435 kg duhan të grirë.

Sipas një njoftimi të Doganës tentim kontrabanda do të shkaktonte shmangie të taksës së akcizës rreth 15 mijë euro.

“Sektori përkatës i doganës ka vazhduar procedurat me në bashkëpunim me prokurorinë”, thuhet në njoftim.