Dua

Dua bëri krenar çdo shqiptar në Sunny Hill, ja çka shkruajnë mediat serbe për këngëtaren

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja Dua Lipa u filmua gjatë festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë teksa vallëzonte me flamurin shqiptar në krah “Vallen e Tropojës”.

“Disa net, duhet të ngrihesh dhe t’u tregosh njerëzve se sa shqiptare je.”- shkruante Dua krahas videos e cila ka bërë xhiron e botës.

Madje, ky moment është komentuar edhe nga mediat serbe.

“Telegraf.rs” ka bërë një shkrim për këngëtaren, duke u fokusuar te flamuri shqiptar të cilin Dua e mbante në duar gjatë gjithë kohës kur kërcente.

“Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte një nga yjet e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.

Ajo nuk e fshehu lumturinë dhe kjo dukej në videot e postuara nga ajo.

Konkretisht, Dua së pari bëri shqiponjën duke simbolizuar “Shqipërinë e Madhe” gjë që i kënaqi fansat e saj në Prishtinë.

Më pas ajo ngriti flamurin e Shqipërisë dhe kërceu vallen që është shumë e njohur për shqiptarët e Kosovës.

“Një natë duhet të ngrihesh dhe të tregohesh sa shqiptar je”, ka shkruar këngëtarja.”- ishin fjalët e shkruara në median serbe, e cila nuk ka mundur të mos i kushtojë një artikull këngëtares shqiptare që po na bën të gjithëve krenarë.