Dl 1

Dua Lipa hap arkivat e fëmijërisë, shikojeni si dukej vite më parë

Dua Lipa ka zgjedhur ta urojë motrën në mënyrë të veçantë me rastin e ditëlindjes.

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, përmes së cilave uron motrën, Rinën për ditëlindje, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka hapur arkivat e fëmijërisë, në të cilat sjell kujtimet më të bukura me motrën gjatë këtyre viteve.

“Rina Pina, 18 vieçe por gjithmonë fëmija im. Urime ditëlindjen për mbretëreshën time engjëll”, ka shkruar ndër të tjera Dua.

Për ndryshe, “Swan Song” titullohet projekti i fundit nga Dua Lipa, këngë kjo që u prit mirë nga publiku.