Policia arrestim e1459677672314 1546970705 5556959

E detyroi një grua të merret me prostitucion, arrestohet nga policia

Dje në Prizren një person është arrestuar nën dyshimin se ka detyruar një grua të merret me prostitucion.

Policia njofton se rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Prizren, ku dyshohet se i njëjti në mënyrë sistematike ia ka mundësuar ose e ka detyruar viktimën të ofrojë shërbime seksuale ndaj personave të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.