111111112 600x360

Edhe një arsye për ta simpatizuar, Justin Timberlake jep lajmin se u bë doktor i muzikës

Këngëtari amerikan dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka marrë titullin Doktor Muzike.

Bashkë me reperen Missy Eliot, Timberlake ka marrë diplomën e nderit nga Kolegji Berklee ku shkruhet se ai është Doktor i Muzikës.

Lajmin se ky çmim do i jepet Timberlake, kolegji e kishte bërë që në mars, duke dhënë njoftimin se këta emra e marrin këtë diplomë për shkak të influencës muzikore dhe impaktit të tyre global në muzikë.

Justin Timberlake është na aktor, autor dhe fitues i 10-të fishtë i çmimeve Grammy, ndërsa emri i tij njihet botërisht për shkak të arritjeve të jashtëzakonshme.

Ai ka fansa në mesin e të gjitha gjeneratave, ndërsa në vitin 2007-të e 2013-të, ai nga revista Time, ishte shpallur si njëri ndër 100 njerëzit më me ndikim në botë