240342da 5378 42bf ab8e 5db475fee88d

Europa do të lejojë vizitorë nga 14 shtete ‘të sigurta’

Bashkimi Europian ka emëruar 14 vende, qytetarët e të cilëve mendohen të jenë të sigurt për tu lënë brenda nga data 1 korrik, përkundër pandemisë. Por, SHBA, Brazili dhe Kina janë të përjashtuar.

Në këto vende përfshihen Australia, Kanadaja, Japonia, Maroku dhe Koreja e Jugut, raporton BBC

Europa është gati ta pranojë Kinën nëse qeveria e Kinës ofron marrëveshje reciproke për udhëtarë të Evropës, thonë diplomatët.

Kontrollet e kufijve të BE-së janë hequr për qytetarët e saj që udhëtojnë brenda bllokut. Rregullat për qytetarët e Britanisë janë të mbuluara ndaras në negociatat për BREXIT.

Qytetarët e Britanisë do trajtohen si qytetarë të Bashkimit Europian deri në fund të periudhës së tranzicionit të Brexit-it më 31 dhjetor.

Në listën e vendeve të sigurta vendet që me gjasë do shtohen janë: Algjeria, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Mali i zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tailanda, Tunizia dhe Uruguai.

Britania për momentin po negocion “urat ajrore” me disa vende të BE-së, në mënyrë që coronavirusi të mos i bllokojë pushimet verore- sezona më e ngarkuar në Europë për turizëm-, që punëson miliona njerëz.

Evropa pritet të finalizojë listën e vendeve në bazë të kriterit të sigurta ose jo në mesditën e të martës.

Më herët gjatë këtij muaji, Komisioni Europian ka vënë theksin në hapjen e kufijve me vendet e Ballkanit perëndimor si prioritet nga data 1 korrik.

Sidoqoftë, Kroacia(anëtare në BE) tha javën e kaluar se udhëtarët nga Serbia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina si dhe nga Maqedonia e Veriut do përballeshin me  vetë-izolim prej 14 ditësh, si shkak i rritjes së infektimeve.