Awsd

Everton-Manchester United, nis “beteja” në merkato…

Everton është vënë në gjurmët e Marko Arnautovic. Sipas asaj që bën të ditur “The Sun”, trajneri i ri i “bluve”, Marco Silva, ka identifikuar sulmuesin austriak si përforcimin e parë për Everton, duke ia vënë kusht drejtuesve të klubit të ri.

I ndjekur nga Jose Mourinho, që në ditët e fundit shkoi edhe për të parë miqësoren e Austrisë kundër Rusisë, ish-sulmuesi i Inter shërbeu asistin për golin e fitores 1-0.

Arnautovic kushton rreth 60 milionë euro. Ai zhvilloi një sezon të shkëlqyer në Premier League, pavarësisht nga vështirësitë që pati West Ham.