
Flori: Shqipëria është lule, spiunët janë falas
Kantautori Flori Mumajesi ka bërë një postim thumbues së fundmi në rrjetin e tij social ‘Instagram’. Postimi në fjalë ka ngjallur kureshtje duke ngritur dhe disa pikëpyetje për ndjekësit.
Me ironi ai shkruan: Më mërzisin kur thonë nuk jetohet më këtu! Si, pse? Shqipëria është lule, më trego një vend në botë që i ka spiunët falas?
Ende nuk dihet se kë ka ironizuar këngëtari, e nuk na mbetet veçse të presim një tjetër reagim nga ai duke dhënë më shumë detaje.