Policia

Gjakovë: Babai lajmron në polici se i ka humbur vajza

Nje burrë nga Gjakova ka kërkuar ndihmë nga organet e rendit, duke lajmëruar se i ka humbur vajza, shkruan Rajoni.info.

Ai ka raportuar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas raportit policor rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ali Ibra’, në mëngjesin e të martës.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Policia e ka hapur rastin si “Person i zhdukur”./Rajoni.info/