Adonmeardh

Gjilan: Arrestohet një person, konfiskohet substancë narkotike e llojit heroinë

Mbrëmë është arrestuar nga Policia Kosovës një i dyshuar mashkull kosovar pasi i është gjetur substancë e dyshuar narkotike./Rajoni.info/

Policia ka njoftuar se të enjten rreth orës 18:00 në Rr. Prishtinës, Gjilan është arrestuar një mashkull Kosovar pasi tek I njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit heroinë me peshë rreth 2.6 gram.

Për gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa peshore elektronike, një foli dhe tre telefona celular.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Rajoni.Info/