Levore

Hani lëvoret e këtyre frutave, kanë dyfish më shumë vlera ushqyese

Sipas ekspertëve, konsumimi I disa frutave bashkë me lëvore ndihmon shumë në përmirësimin e disa problemeve shëndetësore.

Disa nga frutat që mund të konsumohen edhe me lëvore dhe janë shumë të shëndetshëm janë:

Molla- Padyshim që molla është një nga frutat më të përhapur në tërë botën. Ato përmbajnë një numër të madh të vitaminave dhe antioksidatëve. Konsumimi i tyre me lëvore është shumë më efektiv dhe përmban dyfish më shumë vlera ushqyese, transmeton Gazeta Blic.

Banane-  Sipas disa studimeve, lëvorja e bananes është e pasur me një përbërës që lehtëson simptomat e depresionit dhe rrit nivelin e hormonit të disponimit- seratoninës.

Gjithashtu lëvorja e bananes është dëshmuar, që mbron qelizat retinale të syrit. Sipas ekspertëve konsumimi i duhur i lëvores së bananes bëhet nëse e vendosni në shtrydhëse pemësh apo vetëm nëse e vendosni në një gotë me ujë dhe e lini për 10 minuta.

Kivi- Edhe kivi, krahas shijes së mirë që ka përmban edhe vlera të larta ushqyese. Lëvorja e kivit përmban shumicën e vlerave ushqyese të tij.

Pemët e tjera që mund t’i konsumoni me lëvore duke i shtrydhur apo duke i vënë në ujë për disa minuta janë mandarina, ananasi dhe dardha.