Haradinajjj

Haradinaj: E pranojmë rezultatin e zgjedhjeve, nuk do të kërkojmë rinumërim

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sapo ka mbajtur një konferencë për medie.

Bartësi i listës së koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij dhe koalicioni e pranon rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Në një konferencë për medie, Haradinaj ka thënë se AAK-ja ka rritje në këto zgjedhje.

“Aleanca koalicioni ynë e pranon rezultatin zgjedhor ashtu siç është nga KQZ, nuk kërkojmë rinumërim dhe e pranojmë rezultatin siç është. Ne nuk kërkojmë rinumërim apo nuk kërkojmë përmbysje të rezultatit dhe nuk dëshirojmë që ta prishim këtë proces zgjedhor”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se kanë mbetur edhe votat e diasporës dhe ato me kusht pa u numëruar, por sido që të jetë ky koalicion e pranon këtë rezultat.

Tutje Haradinaj ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë votuar këtë koalicion.

Ai po ashtu ka uruar edhe partinë fituese, në këtë rast Lëvizjen Vetëvendosje. /Lajmi.net/