
Haradinaj: Jo ndarje të Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj qytetarëve që e përkrahën pas thirrjes nga Gjykata Speciale.
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, i ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë përkrahur pas thirrjes në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se asnjëherë nuk është ndier vetëm.
Madje Haradinaj në këtë status ka shkruar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës e as siç tha ai, Dodik Republikë në Kosovë.
“Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë”, ka shkruar Haradnaj, përcjell lajmi.net
Theksojmë se, Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të premten që e lamë pas. Deri te ky vendim erdhi për shkak të ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale.
Ka qenë vet Haradinaj ai i cili e ka bërë të ditur se do të niset për në Hagë këtë javë dhe se do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Faleminderit të gjithëve. Jeni shumë që më përkrahët këto ditë. Nuk jam ndier vetëm asnjëherë!
Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë!.