2ca3f1d4 d9f6 45ff 8be0 4686c29fdae6 w1023 r1 s 6

Haradinaj: Serbia refuzon të përgjigjet për krimet e kryera, por Kosova nuk harron

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në 20 vjetorin e masakrës së Vushtrrisë tha se Kosova e vazhdon betejën e saj për të vërtetën.

Haradinaj theksoi se këtë ditë, Vushtrria dhe mbarë Kosova e kanë kthyer në kujtesë institucionale si dëshmi ndër breza se sa e vështirë ishte rruga për liri, përcjell lajmi.net

“Shteti serb, me gjithë gjenocidin mbi shqiptarët, edhe pas dy dekadave, refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Në 20-vjetorin e masakrës në Vushtrri, ku u ekzekutuan brenda pak orësh dhjetëra shqiptarë dhe shumë të tjerë u plagosën, Kosova e vazhdon betejën e saj për të vërtetën. Këtë ditë, Vushtrria dhe mbarë Kosova e kanë kthyer në kujtesë institucionale, si dëshmi ndër breza se sa e vështirë ishte rruga jonë deri në liri. Shteti serb, me gjithë gjenocidin mbi shqiptarët, edhe pas dy dekadave, refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera.

Nuk do të lejojmë që masakrat më makabre në tërë Kosovën të kalojnë pa u dënuar. Kosova nuk harron! Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve. /Lajmi.net/