F37c607b 7efb 422a 8a09 1691fe3d37d6

Harta që tregon se në cilën zonë është qyteti juaj

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka bërë të ditur masat e reja të cilat janë të klasifikuar me zona, përkatësisht në tri zona.

Komunat me rrezik të lartë, apo në zonë të kuqe Hoti ka bërë të ditur se do të ndalohen aktivitetet ekonomike pas orës 19:00.

“Në zonë të kuqe janë shtatë komuna, Prishtina, Podujeva, Gjakova, Gjilani, Ferizaj, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Shtimja”, ka deklaruar Hoti.

“I kemi marrë dy veprime, e lejojmë aktivitetin ekonomik të zhvillohet deri nq orën 19 me specifikat e manualit për mbrojtje nga koronavirusi. Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik vendoset kufizim I plotë I qytetarëve, orë policore nga ora 19 në këto komuna. Ndalohen hyrje-daljet në këto komuna nga ora 19:00”, ka theksuar Hoti.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga kjo e premte.