1 130 1

Haxhiu: Subjektet që s’kanë marrë mbështetje, po tentojnë të gjejnë shpëtim nga rinumërimi

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se subjektet që nuk kanë marrë mbështetjen nga qytetarët, tentojnë të gjejnë shpëtim nga rinumërimi.

Sipas saj, qytetarët kanë folur me 6 tetor dhe vullneti i tyre do të jetësohet.

Haxhiu ka porositur qytetarët të mos shqetësohen për manipulim votash, pasi kanë persona përgjegjës që janë gardianët e vullntetit të tyre.

Postimi i plotë në Facebook:

Që nga mëngjesi, kam pasur shumë mesazhe dhe telefonata nga qytetarë, miq e familjarë. Janë të shqetësuar lidhur me ndonjë tendencë për manipulim votash pas kërkesës për rinumrim.

Qëndroni të qetë, mos u shqetësoni. Ne kemi personat përgjegjës që janë gardianët e vullnetit të qytetarëve. Padyshim subjektet që nuk kanë marrë mbështetjen nga qytetarët, tentojnë të gjejnë shpëtim nga rinumrimi.

Qytetarët kanë folur me 6 tetor.

Vullneti i tyre do të jetësohet.