Unnamed

Hoti njofton një lajm të mirë për kredi marrësit gjatë karantimit

Zëvendësministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar përmes Facebook-ut një lajm të mirë për paguesit e kësteve të kredive, shkruan Rajoni.info.

Zëvendësministri Hoti ka thënë se me anë të vendimit të Qeverisë BQK dhe Shoqata e Bankave kanë bërë një pezullim për larjen e kredive.

"Banka Qendrore e Kosovës dhe Shoqata e Bankave, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, kanë vendosur që kredi marrësit që nuk mund të paguajnë këstin e kredisë nga 16.03.2020 deri më 30.04.2020 duhet VETËM ta njoftojë bankën ose institucionin financiar me email ose telefon. Njoftimet e tilla do të aprovohen AUTOMATIKISHT nga banka.", ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu theksoi se këstet e papaguara mund të paguhen pa asnjë ndëshkim pas periudhës kalimtare si dhe ky pezullim vlen vetëm për kredi marrësit që kanë nevojë të shtyjnë pagesën e këstit të kredisë për të mbuluar nevojat elementare të familjes.

Postimi i plotë: