61e6214b 29f7 4ca0 bb00 ba532ef480ea

Hoti nuk takohet të dielën me Vuçiqin në Bruksel, takimi shtyhet për 16 korrik

Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq i paraparë të mbahet të dielën është shtyrë për javën e ardhshme, respektivisht për të enjten, më 16 korrik.

Ai tha se këtë të diele do të mbahet edhe një video konferencë mes Hotit dhe Vuçiqit, ndërsa takimi në Bruksel do të mbahet më 16 korrik.

“Takimi është shtyrë për datën 16 korrik (e enjte) në mes përfaqësuesit të Kosovës, kryeministrit Avdullah Hoti si dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ndërsa të dielën më 12 korrik do të mbahet një takim virtual, apo siç po quhet video-konferencë në mes Hoti dhe Vuçiqit…”, ka thënë Beqiri.

Sipas Beqirit, në video-konferencën e së dielës do të jenë të pranishëm edhe Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel si dhe emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ndryshe, në takimin e sotëm virtual, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti tha se për Kosovën, marrëdhëniet fqinjësore me Serbinë vazhdojnë të mbesin çështje shqetësuese.

Sipas tij, Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e Paqes midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë duhet të rezultojë në njohje reciproke. Pa një përfundim të tillë të këtij procesi marrëveshja nuk mund të ketë sukses. Njohja e ndërsjellë midis dy vendeve është mënyra e vetme për të normalizuar marrëdhëniet dhe ecur para për të dy vendet në integrimin evropian.