Hud

Hudson-Odoi i Chelseat del pozitiv për Coronavirus

I gjithë ekipi i Chelseat është vetizoluar pasi sulmuesi Callum Hudson-Odoi ka testuar pozitivisht për koronavirus, ka njoftuar klubi londinez në orët e para të së premtes.

Hudson-Odoi ka pasur simptoma të ftohjes të hënën në mëngjes dhe ka qëndruar larg klubit që nga ajo ditë.

Rezultatet e 19-vjeçarit anglez u kthyen të enjten në mbrëmje duke e bërë lojtarin e parë të njohur në Premier Ligë të konfirmuar me virus.

“Lojtari i Chelseat Callum Hudson-Odoi ka dalë me test pozitiv për koronavirus këtë mbrëmje. Personeli i klubit, që së fundmi ka pasur kontakt me lojtarin në ndërtesën e klubit, do të vetizolohet sipas urdhrave të qeverisë.

Këtu përfshihet i gjithë ekipi i parë, stafi i trajnerëve dhe pjesa tjetër e stafit”, ka njoftuar klubi.Klubi pritej të luante të shtunën me Aston Villën.

Premier Liga do të mbajë një takim urgjent sot pas shpërthimit të koronavirusit, pas lajmit se trajneri i Arsenalit Mikel Arteta ka rezultuar pozitiv.