0923c822 9854 45f2 a7b1 4072066f6d44

Infermierja e QKUK-së sulmohet nga familjarja e një pacienti

Një infermiere është sulmuar në vendin e punës, mbrëmë nga një familjare e një pacienti.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të bërë nga SHSKUK-ja.

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), është njoftuar nga drejtoria e Klinikës Infektive, se mbrëmë nga familjarja e një pacienti, në vendin e punës është sulmuar infermieria Z. M. e angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë.

SHSKUK-ja dënon ashpër sulmin ndaj infermieres, duke kërkuar sërish nga organet kompetente të marrin masa urgjente ndaj sulmuesve të punëtorëve shëndetësorë, sulme që kohët e fundit janë shpeshtuar”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, punëtorët shëndetësorë të SHSKUK-së që nga fillimi i pandemisë janë duke punuar me orar të stërzgjatur, me angazhim maksimal për të ofruar shërbimet e nevojshme ndaj pacientëve.